-
DITA 1 – PEJA OUTDOOR FESTIVAL
Festivali nis me plot energji dhe aventura në natyrën mahnitëse të Pejës! Nga mëngjesi deri në mbrëmje, ju presin aktivitete të shumta për të gjitha moshat dhe shijet, eksplorime, sfida,
-
KONFERENCA E INVESTITORËVE:
MUNDËSITË PËR INVESTIME NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT LOKAL Në bashkëorganizim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” (PPSE), i financuar nga Agjencia Zvicerane për
-
Turizmi në Kosovën Perëndimore
Projekti Promovimi i punësimit në sektorin privat (PPSE) në Kosovë i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe implementohet nga Swisscontact (si partner udhëheqës),
Projekti ‘Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat’ nxit inovacionin, konsolidimin dhe qëndrueshmërinë në sektorët e Ushqimit dhe Përbërësve Natyralë si dhe Turizmit, duke theksuar rimëkëmbjen e sektorit privat, krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen e të rinjve, grave dhe pakicave.
Në sektorin e Ushqimit dhe Përbërësve Natyralë, ai mbështet zgjerimin e shërbimeve për zhvillimin e produkteve, zgjeron modelin e bujqësisë me kontratë dhe përmirëson marketingun, digjitalizimin dhe e-commerce për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në sektorin e turizmit, projekti ‘Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat’ mbështet forcimin e menaxhimit të destinacioneve dhe ofertës turistike përmes partneriteteve publiko-private, duke u fokusuar në tregjet lokale, rajonale dhe të diasporës.
‘Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat’ bashkëpunon dhe krijon sinergji me sektorin e biznesit, organizatat e biznesit, institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, si dhe me projekte tjera dhe agjenci donatore.
