Platforma e Turizmit lokal

Ky raport i titulluar “Vlerësimi i Fushave të Ndërhyrjes për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit në Kosovë”, ofron një analizë të thellë të peizazhit aktual dhe mundësive të ardhshme për promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë. Studimi i kryer nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), synon të vlerësojë gatishmërinë e NVM-ve turistike që të kalojnë drejt qëndrueshmërisë në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, Strategjinë e Turizmit të Kosovës 2024-2030, dhe objektivat e integrimit në BE.

Mund të shkarkoni raportin këtu.