Platforma e Turizmit lokal

Projekti Promovimi i punësimit në sektorin privat (PPSE) në Kosovë i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe implementohet nga Swisscontact (si partner udhëheqës), Instituti Riinvest dhe PEM Consult ka për qëllim të ndihmoj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (në tekstin vijues NVMtë) të cilat operojnë në sektorë ekonomik konkurrues, ku politikat publike më mirë i përgjigjen nevojave të sektorit privat, dhe të siguroj punësim të rritur dhe qëndrueshëm për gratë dhe burrat. Partnerët kryesor nacional janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Mund të shkarkoni raportin këtu.