Platforma e Turizmit lokal

Ky raport paraqet të gjeturat kryesore të një ankete, e cila është kryer me një mostër prej 495 aktorëve kryesorë të sektorit të turizmit në Kosovë, duke përfshirë: akomodimin, restorantet, operatorët e atraksioneve turistike, operatorët turistikë dhe ngjarjet kombëtare/festivalet. Megjithëse anketa është zhvilluar gjatë muajit maj dhe qershor 2019, ajo përmban të dhëna për vitin 2018. Një ankete ngjashme është kryer me të njëjtin grup aktorësh një vit më parë. Prandaj, ky raport, përveç interpretimit të të gjeturave të vitit 2018, poashtu, përshkruan edhe ndryshimet që kanë ndodhur në krahasim me një vit më parë.

Ky aktivitet është autorizuar si pjesë e projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), projekt ky i cili në Kosovë financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe e zbatohet nga Swisscontact-i dhe Instituti Riinvest.

Për vitin 2018 mund të shkarkoni raportin këtu.

Për vitin 2019 mund të shkarkoni raportin këtu.

Për vitin 2020 mund të shkarkoni raportin këtu.

Për vitin 2021 mund të shkarkoni raportin këtu.

Për vitin 2023 mund të shkarkoni raportin këtu.