Komuna e Pejës këtë vit është nikoçire e Manifestimit të Dytë Rajonal Dimror “Një Ditë, Një Majë – Skiatorët e Tre Shteteve”, i cili do të mbahet më 11 prill 2025.
Ky manifestim është pjesë e një projekti trekufitar që synon të forcojë bashkëpunimin rajonal në mes të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, me fokus të veçantë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe shkëmbimin e përvojave ndërkufitare në këtë fushë.
Programi i Manifestimit:
- 11:00 – Ceremonia zyrtare në Sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës
- 13:00 – Mbyllja e manifestimit
Kjo ngjarje të rëndësishme rajonale do të hapen në praninë e përfaqësuesve nga të tri shtetet, partnerëve institucionalë, aktorëve të turizmit dhe qytetarëve të interesuar.