Platforma e Turizmit lokal

Projekti PPSE i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest, organizon Konferencën për Zhvillimin e Turizmit në Kosovë: arritjet dhe rruga përpara– një ngjarje që i dedikohet arritjeve, trendeve në zhvillim, sfidave dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori.

Detajet e ngjarjes:

📅 Data: E enjte, 19 qershor 2025
🕒 Koha: 09:00 – 13:00
📍 Vendi: Hotel Emerald, Prishtinë

Konferenca do të përfshijë sesione interaktive me fokus në zhvillimin e produkteve turistike, promovimin, standardet dhe certifikimin. Përfaqësues të sektorit privat dhe publik do të ndajnë përvoja dhe ide që do të kontribuojnë në formësimin e drejtimit të ardhshëm të turizmit në Kosovë.