
Kosova perëndimore apo komunat Pejë, Deçan dhe Junik paraqesin një prej pesë rajoneve turistike të Kosovës dhe ky rajon ofron shumë potencial për zhvillimin e turizmit në Kosovë. Në këtë rajon shtrihet vargmali i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura për një natyrë magjepsëse dhe të bukur malore. Prandaj potenciali dhe kushtet janë të përshtatshme në këtë rajon për zhvillimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve turistike që mund të zgjasin sezonin turistik jo vetëm në ndonjë stinë të caktuar, por gjatë githë vitit. Organizata për Menaxhimin e
Destinacionit (OMD-ja) e Kosovës perëndimore është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha palëve të interesit në turizëm për përpjekje të përbashkët për të zhvilluar turizmin në këtë rajon. Të dhënat për ofertën e tanishme turistike janë qenësore për zhvillimin e destinacionit dhe janë të rëndësishme për planifikim strategjik dhe/ose përmirësimet e ofertës turistike.
Mund të shkarkoni raportin këtu.